Reporterët pa kufij: Vazhdon kultura e pandëshkueshmërisë në Maqedoninë e Veriut

Raporti i fundit i “Reporterët pa kufij” është publikuar sot, ndërsa Maqedonia e Veriut ka përmirësim për dy vende në indeksin global, por përballet me kr*itika të shumta për kërcë*nimet dhe su*lmet ndaj gazetarëve dhe mediumeve.
Organizata për lirinë e mediave dhe mbrojtjen e gazetarëve në botë, thotë se situata me mediumet është përkeqësuar në shumë vende në botë dhe se pandemia është përdorur për të kufizuar punën e gazetarëve.

Maqedonia e Veriut nga vendi i 92, është vendosur në vendin e 90 në indeksin global, por përshkrimi për vitin 2020 është kr*itik, duke e vendosur RMV-në më keq se Bosnja e Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova, por më mirë se Serbia, Mali i Zi dhe Bullgaria.

“Situata me mediumet përkeqësohet, përfaqësues të lartë qeveritar vazhdojnë të kërc*ënojnë dhe ofendojnë mediumet, ndërsa ngacmimet verbale dhe online ndaj gazetarëve janë rritur. Gjithë kjo kontribuon të përforcohet kultura e pandëshkueshmërisë”, thuhet në raportin e “Reporterë pa kufij” për lirinë e mediave në Maqedoninë e Veriut.
Në vendin e parë për lirinë e mediave për të pestin vit me radhë është Norvegjia, e ndjekur nga Finlanda, Danimarka dhe Suedia.
Ndërsa në fund të listës janë Koreja e Veriut në vendin e 179, në pas Turkmenistani dhe Kina.