Reporterë pa Kufij në raportin e fundit për lirinë e mediave për në Maqedoni, ka vlerësuar se sa i përket Shërbimit të Transmetimit Publik “është ende në shërbim të VMRO-DPMNE”.
Teksa Maqedonia renditet e 109-ta në raportin e fundit të Lirisë së Mediave të Raporterë pa Kufij, që është dy vende përpara vitit të kaluar kur ishte 111-ta.
Nga vendet me mediat më të lirë në rajon është Sllovenia në vendin e 32, Bosnja dhe Hercegovina e 62, Kroacia e 68, Greqia e 74, Shqipëria e 75, 76 Serbia, Kosova e 78, 103 – Mali i Zi dhe Bullgaria në vendin e 111-të.