Reportazh fotografik nga Kongo teksa vendi lufton si koronavirusin dhe Ebolan

Një projekt i përbashkët bashkëpunimi online po dokumenton sfidat në Republikën Demokratike të Kongos teksa vendi përballet me epidemitë e Covid-19, fruthit dhe Ebola në 2020.

Faqja e internetit e krijuar nga Fondacioni Carmignac dhe fotografi kanadez Finbarr O’Reilly, me ndihmën e dhjetra gazetarëve e kontribuesve vendas, po raporton me artikuj, video e foto-reportazhe, për sfidat me të cilat vendi përballet.

“Prej shumë kohësh Afrika është dokumentuar nga të tjerët sipas mendësisë koloniale apo njëanësisë racore e institucionale që njerëzit sjellin te rrëfimet e tyre. Por për fat kjo ka nisur të ndryshojë vitet e fundit teksa dhjetëra gazetarë afrikanë po tregojnë historitë me zërin dhe këndvështrimin e tyre”, thotë O’Reilly.

Shumica e vendit është nën bllokadën e sigurisë shëndetësore por miliona kongolezë mbështeten te ekonomia informale për të mbijetuar dhe për ta nuk ka rrjetë sigurie që t’i mbrojë.

FOTO GALERI
4/12