Reperi rus vret veten për të shmangur rekrutimin për luftë në Ukrainë

Një reper rus vrau veten për të shmangur rekrutimin për të luftuar në Ukrainë, mes një eksodi të shkaktuar nga mobilizimi i pjesshëm ushtarak i shpallur nga presidenti Vladimir Putin. Mijëra burra, gra e fëmijë kanë ikur nga Rusia drejt vende fqinje për t’iu shmangur thirrjes, shkruan Daily Mail.

Ivan Vitalievich Petunin, i njohur me nofkën Walkie, besohet se ka kryer vetëvrasje në qytetin jugor rus të Krasnodarit.

Trupi i tij u gjet pranë një ndërtese shumëkatëshe në rrugën Congressnaya pasi reperi 27-vjeçar regjistroi një video-mesazh të publikuar në kanalin e tij Telegram në të cilin thoshte se nuk donte të vriste për asnjë ideal.

Petunin, i cili më parë kishte shërbyer në ushtrinë ruse dhe ishte trajtuar në një spital mendor, u tha fansave të tij: “Nëse po e shikoni këtë video, atëherë unë nuk jam më gjallë. Nuk mund ta marr mëkatin e vrasjes në shpirt dhe nuk dua. Nuk jam gati të vras ​​për asnjë ideal”.