Reperi nga Kosova: “Më mirë në bu*rgun e Zvicrës, se i lirë në Kosovë” (VIDEO)

Reperi i dikurshëm Besko, emri i vërtetë i të cilit është Besjan Kaçorraj, në vitin 2016 ishte deportuar nga Zvicra në Kosovë.
Ai u dë*nua me syrgjynosje për herë të dytë në dhjetor të vitit të kaluar, pasi ishte lejuar të bënte një vizitë tek i biri, por nuk kishte ndenjur “urtë”, duke pl*açkitur një filial poste, për çka edhe u kap nga autoritete zvicerane dhe i kushtoi me një syrgjynosje të dytë.

Një dokumentar i realizuar nga SRF dhe i publikuar në mediat më eminente zvicerane të enjten, ka shtjelluar jetën dhe të bëmat e reperit shqiptar që ka jetuar në Zvicër.
Ai iu ishte futur rrugëve të këqija qysh në adoleshencë dhe në vitin 2009 kishte përfunduar i dënuar me pesë vite bu*rg për një gr*abitje të ar*matosur.

Besko në intervistën për dokumentarin e RSF-së ka thënë se për të, më mirë ka qenë të ishte në një bu*rg në Zvicër se sa i lirë në Kosovë.
“Ndjeshmërinë e kam mësuar në burg”, thotë Kaçorraj. E megjithatë ai pretendon se nuk është penduar, duke thënë: “Nuk jam penduar, përveç vuajtjeve që u kam shkaktuar viktimave dhe familjes time”.

“Kam qenë në bu*rg në Zvicër mbi pesë vjet. Në fillim ishte pothuajse më e vështirë për mua këtu në Kosovë sesa në bu*rg në Zvicër. Në burgun zviceran ke qelinë, ushqimin, punën. Këtu nuk keni punë, para, asgjë”, ka thënë ndër të tjerash Bensko.
Ai gjithashtu thotë: “Tashmë tingëllon çmenduri: më mirë të jem i mbyllur në Zvicër dhe disi të ndihem si në shtëpinë time – në vend që të jem këtu në Kosovë, ku çdo ditë është një lu*ftë”.

Reperi, i cili thuhet se tani jeton në Shqipëri, thotë për mediumin zviceran Tagesanzeiger: “Këtë herë kam mbaruar me Zvicrën”.
Ai thekson se as pas dhjetë vitesh kur edhe do të kalojë dënimi i tij i syrgjynosjes, nuk do të kthehet më në Zvicër, në vendin ku është rritur dhe ku rritet djali i tij.