Reperi i njohur shqiptar Baballesh thumbon kolegët: Frymëzoheni nga serialet turke, mos bëni gangstera me mamin e me babin

Në një intervistë me gazetarin, Ronaldo Sharka, në emisionin “Ora Verore”, reperi shqiptar i njohur me emrin Baballesh teksa komenton për reperët e sotëm, thotë se nuk janë origjinale dhe se përdorin të njëjtat tematika në tekstet e tyre.

“I dëgjoj shumë pak reperët shqiptarë, sepse janë njësoj të gjithë. Përdorin të njëjtin fjalor (v.as, pres) shajnë. Reperët shqiptarë shohin telenovela turke. Frymëzohen pas telenovelave dhe bëjnë si gangstera. Dhe unë i përshëndes, mos bëni gangstera me mamin e me babin, sepse nuk është gjë e mirë.”