Rënia e vetullave, detaji pas të cilit mund të qëndrojë kjo sëmundje

Vështirë të thuhet, vërtet, por rrallimi i vetullave në pjesën e jashtme të tyre janë një shenjë që tregon se mund të keni probleme me gjëndrat tiroide. Duhet të bëni një vizitë te mjeku i familjes e më pas një analize gjaku për funksionin e tiroideve. Është mirë të bëni një ndryshim të dietës suaj e të merrni disa suplemente për të parandaluar që ky shqetësim të kthehet në një problem mjekësor.

DIETA: Hani më pak ushqime që ndikojnë në funksionimin jo të mirë të gjëndrave tiroide, si lakra, lakra jeshile, patatet e ëmbla, kikirikët dhe prodhimet e sojës. Këto ushqime mund të konsumohen nëse gatuhen mirë dhe hahen në mënyrë të moderuar, vetëm se nuk duhen ngrënë të gjalla. Mos konsumoni alk*ool, sheqer dhe kafeinë sepse ato shkaktojnë mbi-stimulim të gjëndrave tiroide.