Detajet e para nga rënia e ashensorit në Astir

Detaje të reja janë zbuluar nga shkëputja e ashensorit nga pallati në Astir. Ashensori është shkëputur me një kat por për fat është bll*okuar në katin tjetër duke mos rrëshqitur deri në fund. Mirëpo thuhet se kishte kohë që ashensori nuk ishte kolauduar, ndaj është marrë në pyetje administratori i pallatit për të mësuar nëse është e vërtetë ose jo. Policia po verifikon përgjegjësinë e firmës së kontraktuar për montim dhe mirëmbajtje të ashensorit.

Ndërsa administratori i pallatit, së bashku me banorë të tjerë kanë deklaruar se ashensori nuk ka shfqur probleme të mëparshme. Thirrjet e grave në ashensor kanë alarmuar banorët e pallatit të cilë kanë lajmëruar insititucionet përkatëse.
Në momentin e in*cidentit, në ashensor kanë qenë 5 persona, tre djem dhe dy vajzave, një prej të cilave shtatzënë. Kjo e fundit ndodhet ende në spital, nën kujdesin e stafit mjekësor.