Renault do të shesë vetëm makina tërësisht elektrike në Evropë deri në vitin 2030

Renault po përshpejton kalimin e saj drejt një të ardhmeje tërësisht elektrike në Evropë.
Sipas Automative News Europe, shefi ekzekutiv i Renault, Luca de Meo, tha në një ngjarje mediatike se marka franceze do të bëhet 100 për qind elektrike në Evropë në vitin 2030.

Më parë, pritej që Renault të ishte në 90 për qind, derisa 10 përqindëshi i mbetur do të përbëhej nga lloje të tjera automjetesh.
Marka, Dacia e Renault Group, do të kalojë në atë elektrike gjithashtu gradualisht, por “në momentin e fundit të mundshëm”, që ndoshta do të thotë pas vitit 2030. Bashkimi Evropian do të donte të ndalonte shitjet e makinave të reja me motor me djegie të brendshme deri në vitin 2035.