Remenski për dokumentet e informatorëve: Bëhet fjalë për keqpërdorim klasik të fuqisë së bashkësisë së sigurimit dhe zbulimit

Për posedimin e dokumenteve për të cilat vlerëson se është e mundur të lidhen me spiunim dhe nëse lidhur me to e ka kontaktuar Prokurorinë, deputetja Frosina Remenski sot deklaroi se ato nuk i ruan në shtëpi, por dokumentet, tha, janë në vendin ku duhet të ruhen.

Në deklaratën për mediat pas takimit në Komisionin për Antikorrupsion, deputetja e LSDM-së tha se ndjehet e tradhtuar nga interesimi i opinionit për të dëgjuar për shumë çështje të rëndësishme, ndërsa nuk ka shfaqur interesim vitin e kaluar, por më shumë është interesuar, siç tha, “për disa çështje dytësore dhe të parëndësishme në kontekst të proceseve gjyqësore dhe në kontekst të njerëzve”.

“Bëhet fjalë për keqpërdorim klasik të fuqisë së bashkësisë së sigurisë dhe të zbulimit dhe në interes të mbrojtjes së të drejtave të njerëzve të cilët, deri tek ne si anëtarë të trupave mbikëqyrës të Kuvendit, kanë dorëzuar dokumentacion të tillë, nuk mund të flas më shumë publikisht pasi fakti që vetë përshkrimi i veprimeve dhe vetë puna për rastet tashmë do t’i identifikojë njerëzit të cilët kanë punuar në këto raste”, tha Remenski, duke shtuar se bëhet fjalë për denoncimin e ligjit për informatorë dhe bëhet fjalë për vepër serioze.

Me kryetarin dhe anëtarët e Komisionit për Antikorrupsion sot ka biseduar edhe për ato paraqitje të cilat siç tha “aludojnë për involvimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, madje edhe të Prokurorisë Publike në një pjesë si adresë e mundshme e denoncimit”.

Komisioni për Antikorrupsion dhe Avokati i Popullit si adresë për sugjerim, tha Remenski, nuk posedojnë kapacitete institucionale për të procesuar lëndë të tilla të ndërlikuara.

Lidhur me seancat për rastin “Reket” vlerëson se ka jokorrektësi mediatike në raportimin dhe hiperproduksion të informacioneve në të cilat ka edhe shumë spekulime lidhur me të dhe bashkëshortin e saj.