Remenski: I tërë procesi për rastin “Reket” më duket sikur kemi gjykim për vrasje pa kufomë

Sikur të mos kishte dallime në veprim, do të eliminoheshin të gjitha dyshiemt që ekzistojnë në opinion për partizimin e gjyqësisë, thotë nënkryetarja e Kuvendit, Frosina Remenski në “Brifingun e mëngjesit” të “Sllobodna TV”.

Lidhur me komunikimin e saj përmes sms porosive me Bojan Jovanovskin, të paraqitur në gjykimin për rastin “Reket”, Remenski thotë se ato kanë qenë të mira për tituj në mediume, edhe pse në mënyrë përmbajtësore nuk u përgjigjen kontekstit në të cilin janë thënë gjërat.

“Nuk më kujtohet mirë renditja e atij komunikimi, megjithatë mund të them se është komunikim në kontekst të atij interesi medial dhe ekskluzivitet që e ndiqnin mediumet në atë periudhë kohore. Meqenëse gazetarët nuk më kërkuan të jap mendimin tim për atë këmbim mesazhesh, dëshiroj të them se nën përgjegjësi të plotë materiale dhe penale as në relacion të drejtpërdrejtë apo jo të drejtpërdrejtë nuk kam kurfarë pikë prekje me Orce Kamçevin, me familjen Kamçev apo ndërkaq me rastin ‘Perandoria’, përveç në atë periudhë kohore kur partia jonë politike doli me hodogram dhe sqarohej ai rrjet i ‘Perandorisë’”, deklaroi Remenski.

Lidhur me strategjinë për rastin “Reket” thotë se më shumë është tregti me informata lidhur me krijimin e indikacioneve të përgjithshme, se sa të grumbullohen dëshmi materiale në mënyrë që të mbështetet ajo.

“I tërë procesi më duket sikur kemi gjykim për vrasje pa kufomë. Nuk ka përgjigje për pyetjen kyçe – ku janë paratë. Më shumë më duket se lë hapësirë për spekulim medial se sa për diçka konkrete”, deklaroi Remenski.

Lidhur me Lidhjen ndërkombëtare, thotë se ka propozim aktakuzë dhe pret vlerësim në Gjykatën themelore.

“Parashtruam një ankesë serioze rreth atij propozim aktakuze, sepse kur e morëm, pamë se përveç një konstruktimi dhe disa segmenteve në dëshmi, që na implikon në veprim penal juridik nuk ka asgjë konkrete si dëshmi materiale që të mund të shërbejë si argumentim i një pjese të punëve të cialt dalin në opinion”, tha Remenski.

Theksoi se pret të zbardhen edhe shumë absurde të tjera.

“Unë kam tezën time për rastin në tërësi, por mund të them se në këto disa raste ka lidhje serioze mes PP-së, strukturave zbuluese dhe strukturave parapolicore, të cilat kanë ndonjë agjendë e cila nuk shkon në dobi të gjykimit objektiv”, thotë Remenski.

Pres të përfundojë e tërë procedura, theksoi ajo, në mënyrë që t’i paraqes tezat dhe dyshimet e mija.

“Ndoshta do të paraqes edhe gjëra konkrete të cilat do të hapin ndonjë dimension dhe do ta argumentoj atë që e thash më 3 janar, se ndoshta me këtë rast do të fillojë reforma e PP-së”, tha Remenski.