Remenski: “Do të vijë koha kur Serbia do të përballet me zgjedhjen mes anëtarësimit në BE dhe njohjes së Kosovës”

Profesoresha Frosina Remenski ishte e ftuara e radhës në “Click21”, ku mes të tjerash u diskutua edhe për dialogun Prishtinë-Beograd. Ajo tha se beson se do të ketë një lloj Marrëveshje Kornizë si kjo e jona.

“Besoj se do të rezistohet përshkallëzimi që është parashikuar gjatë muajit të kaluar, do të bëhen përpjekje për të parandaluar ndonjë përçarje të madhe të sigurisë së Kosovës sepse atëherë fokusi do të ishte patjetër në Ballkanin Perëndimor, por jo në pjesën e proceseve politike për integrim, por në pjesën e futjes së një lloj paqeje apo shuarjes së disa krizave”, tha Remenski.

Sipas saj, do të vijë koha kur Serbia do të përballet me zgjedhjen mes anëtarësimit në BE dhe njohjes së Kosovës.