Rektori i UT-së Vullnet Ameti uron zotri Cekajn për emërimin në krye të Kongresit Panshqiptar Amerikan


Telegram urimi
I nderuar z. Ceka!

Me shumë kënaqësi e pranova lajmin për emërimin Tuaj në krye të Kongresit Panshqiptar Amerikan. Ky është një sihariq i madh për kauzën mbarëkombëtare. Personaliteti Juaj dhe përkushtimi Juaj jetësor në avancimin e vlerave dhe identitetit shqiptar, në promovimin e miqësisë së shenjtë shqiptaro-amerikane, në mbrojtjen dhe ngritjen e frymës demokratike dhe idealeve perëndimore, janë dëshmi e gjallë për mbështetjen e parezervë dhe besimin që Ju kanë dhënë në drejtimin e Kongresit Panshqiptar Amerikan.

Organizata që Ju do të drejtoni, mund të konsiderojë fuqishëm në mbështetjen e Universitetit të Tetovës. Ne ndajmë dhe mbrojmë po të njëjtat vlera dhe ideale. Njëherit, jemi mirënjohës për mbështetjen Tuaj të vazhdueshme ndaj Universitetit tonë dhe shpresojmë se nga sot e tutje do të mund të ndërtojmë edhe ura të tjera miqësie dhe bashkëpunimi me institucione simotra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në emrin tim dhe në emër të gjithë personelit të Universitetit të Tetovës, ju uroj nga zemra shumë shëndet dhe suksese në drejtimin e Kongresit Panshqiptar Amerikan!
Ju priftë e mbara!
Miqësisht,
Rektori
Prof. Dr. Vullnet Ameti

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1094914074285372&id=338685373241583