Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti: Ramazani sprovë e solidaritetit dhe mirësisë njerëzore

Të nderuar besimtarë të fesë islame,

Më lejoni që në emër të Universitetit të Tetovës dhe në emrin tim personal të gjithë besimtarëve të fesë islame t’ua uroj fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ramazani është sprovë e pastrimit shpirtëror, solidaritetit dhe mirësisë njerëzore, duke na bërë të afërt me njëri – tjetrin, për të ndarë jo vetëm gëzimin e agjërimit por edhe vlerat njerëzore.

Qoftë i lehtë për Ju ky muaj i bekuar i agjërimit!

Prof. Dr. Vullnet Ameti

Rektor i Universitetit të Tetovës