Rekordet madhështore të fanellës së Messit te PSG. Ja shifrat

Fanellat e Lionel Messit tashmë po fluturojnë nga raftet në Paris pas ardhjes së yllit argjentinas tek Paris Saint-Germain gjatë kësaj jave në një transferim falas pas largimit nga Barcelona. Messi zyrtarisht u bë lojtar i PSG-së në fillim të kësaj jave pasi u konfirmua se ai nuk do të kthehej në Barcelonë, klubi ku kaloi 21 vjet. Argjentinasi nënshkroi një kontratë dyvjeçare me gjigantin francez, duke përfunduar një su*lm mbresëlënës, së bashku me Kylian Mbappe dhe Neymar.
https://twitter.com/verobrunati/status/1425930803041685504?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1425930803041685504%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Frekordet-madheshtore-te-fanelles-se-messit-te-psg-1-milion-te-shitura-brenda-dites-dhe-20-milione-euro-fitime-ne-vetem-shtate-minuta%2F

Nënshkrimi i Messit nuk ishte plotësisht falas, me një tarifë të madhe regjistrimi dhe një pagë të madhe, por argjentinasi sjell shumë të ardhura nga shitja e fanellave. Një arsye që ai sjell kaq shumë para është kërkesa për fanellat me emrin e tij në anën e pasme. Dhe pasi nënshkrimi i tij u bë zyrtar, PSG u përmbyt me porosi për fanella të reja të stolisura me numrin e ri të Messit, 30.

Në fakt, sipas mediumit Diario AS, PSG shiti më shumë se 150 mijë fanella të tilla në vetëm shtatë minuta.
Dhe duke pasur parasysh se fanella më të lirë e meshkujve me Messin në shpinë është 158 euro, kjo arrin në afërsisht 23.7 milionë euro në shitje të fanellave në shtatë minuta, edhe pse shifra do të jetë pak më pak se ajo për shkak të zbritjes në madhësitë e grave dhe fëmijëve.

Megjithatë, PSG nuk i merr të gjitha ato para. Gjigantët francezë kanë një marrëveshje me kompaninë Nike ku ata marrin 80 milionë euro paraprakisht çdo vit, në vend të 10-15 për qind që klubet marrin nga shitjet përfundimtare.
Duke thënë këtë, për shkak të nënshkrimit të Messit, gazeta AS pretendon se PSG do të ketë diskutime me kompaninë Nike për të ristrukturuar marrëveshjen e tyre për të pasqyruar rritjen e të ardhurave.

E gjithë kjo, pasi shifrat e shitjes së fanellave të Messit janë vërtetë të frikshme dhe 23 milionë euro për shtatë minuta kanë mbetur në hije tashmë. Në 24 orët e para të mbërritjes së tij, klubi francez ka shitur plot 832 mijë fanella, duke sjellë fitime që variojnë nga 105 deri në 156 milionë dollarë të ardhura. Sipas gazetës Marca, klubi mban rreth 10 për qind, kështu që rreth 10-15 milionë dollarë thuhet se janë fitimet e PSG-së në ditën e parë nga shitja e fanellave të Messit,
https://twitter.com/LeoMessix30/status/1425923139175952387?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1425923139175952387%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Frekordet-madheshtore-te-fanelles-se-messit-te-psg-1-milion-te-shitura-brenda-dites-dhe-20-milione-euro-fitime-ne-vetem-shtate-minuta%2F