Rekord! Orkestër me 16 mijë muzikantë

U mblodhën në Kolumbi në përkujtim të fundit të luftës me FARK
16 mijë muzikantë në një koncert të vetëm. Është ky rekordi absolut botëror i vendosur në Kolumbi për madhësinë e një orkestre. Rekordi u vendos këtë javë në një koncert të zhvilluar në parkun metropolitan Simon Bolivar në Bogota’.

Orkestra gjigante performoi muzikë që varionte nga simfonia e 9-të e Bethovenit deri tek ajo amerikano-latine.
Gjithçka ishte organizuar në nderim të raportit final të komisionit për të vërtetën, që është marrë që prej vitit 2016 të krimeve të rreth 60 vite konflikt të armatosur mes forcave qeveritare kolumbiane dhe rebelëve majtistë të FARK-ut. Që nga 1985 deri në 2018-ën kur u shpërbë FARK-u, luftimet kanë vrarë mbi 450 mijë njerëz dhe kanë shpërngulur 7.7 milionë persona, çka konsiderohet si ndër konfliktet më të përgjakshme brenda një vendi.