Rekord i ri, 870 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2647 testime ndërsa janë regjistruar 870 raste me koronavirus. Ky numër paraqet rekord që nga fillimi i pandemisë.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 292 pacientë të shëruar.
Në 24 orët e fundit 14 pacientë kanë humbur jetën.