Plagoset me thikë shqiptari në Greqi, në gjendje kritike për jetën

GREQI- Një ngjarje e përgjakshme ka ndodhur në Irakleo të Kretës. Mësohet se dy shqiptarë të cilët ishe klientë në një kafene janë zënë me njëri-tjetrin dhe njëri është plagosur me thikë. Ngjarja ndodhi rreth orës 21.00 të së shtunës mbrëma në rrugën “Minoos” në zonën e Therisos në Irakleo.

Autori ka sulmuar 35-vjeçarin shqiptar duke e goditur me thikë në bark dhe duke i shkaktuar dëmtime në shpretkë dhe mëlçi. 35-vjeçari është rrëzuar në rrugë i gjakosur, ndërsa autori është larguar. Në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë e EKAV, e cila e ka dërguar të plagosurin në spitali ku po trajtohet ende dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Sipas informacioneve, autori dhe viktima janë të njohur për autoritetet dhe vlerësohet se shkak i episodit të përgjakshëm ka qenë larja e hesapeve për drogën. Autori është identifikuar dhe po kërkohet nga policia.