“Reketi”, Zoran Milevskit-Kiçeec i hiqet masa e paraburgimit shtëpiak

Zoran Milevskit i njohur si Kiçeec i hiqet masa e paraburgimit shtëpiak. Kiçeec ishte në izolim shtëpiak që nga 4 dhjetori i vitit të kaluar, kur edhe pranoi fajin në rastin “Reket” dhe u dënua me 3 vite burg. Këshilli Penal, pranë Gjykatës Penale i hoqi paraburgimin, pas garancisë së ofruar nga Kiçeec.

Pajtim që t’i ndërpritet masa e arrestit shtëpiak ka dhënë edhe Prokuroria për krim të Organizuar me në krye Vilma Ruskoska. Tani Kiçeec në liri do ta pres aktvendimin e plotfuqishëm.

Në bankën e të akuzuarve për rastin “Reket”, mbeten Katica Janeva dhe Bojan Jovanovski (Boki 13).

Boki 13 gjendet në Burgun e Shutkës, derisa ish shefja e Prokurorisë Speciale është në arrest shtëpiak. Seanca për rastin “reket”, vazhdon të premten e ardhshme.