“Reketi” dëshmuan mjeku dhe shoferi i Boki 13

Shoferi i Bojan Jovanovskit, Stojan Arsovski i cili dëshmoi për rastin “Reket”, tha se dy herë e ka vozitur Boki 13 deri te shtëpia e Orce Kamçevit dhe sipas tij, ata kanë qenë miq të ngushtë. Ai e ka vozitur Bokin edhe deri në Milano, ku siç dëshmoi, Bokit i kanë dhuruar si dhurata veshje të brenduara.

Ishim bashkë me Bojanin, nënën e tij dhe një mikeshën e tyre. Përveç këtij udhëtimi, edhe njëherë ishim në Milano bashkë me Bojanin, nënën e tij dhe një mikeshë. Para se të shkojmë në Milano, ishim në Beograd në darkë me Marina Tucakoviq dhe familjen e saj. Në atë darkë, bashkëshorti i Marinës Bojanit i dha një zarf me shumë para – tha Stojan Arsovski, dëshmitarë në rastin “Reket”.

Në gjykatë dëshmoi edhe mjeku Toni Josifovski, i punësuar në Sistina që e ka operuar Jovanovskin. Ai tha se Bokin e ka operuar dy herë- njëherë për ngushtimin e lukthit, ndërsa herën e dytë operacioni ka qenë estetik. Avokati Sashko Dukovski mjekun e shpalli si dëshmitarë armik. Dëshmitari mohoi se Kiçeec dhe Kamçev kanë kërkuar që ish prokurorja speciale Katica Janeva të operohet në spitalin e Kamçevit, por konfirmoi se një pjesë të ndërrimit të fashave të Boki 13 i ka bërë tek ai në shtëpi, por edhe në shtëpinë e Orce Kamçevit. Ndaj pyetjeve të këtilla prokurorja Villma Ruskoska reagoi disa herë, duke vlerësuar se nuk përshtaten me veprat penale për çka ngarkohet Jovanovski. Boki 13 sot sërish kërkoi të lirohet nga paraburgimi.

“Gjykatë e nderuar, unë nuk do e citoj Goce Delçevin si disa që nuk kanë dinjitet ta citojnë. Unë do përfundoj me një mendim të Ivo Andriqit; “Vijnë kohëra kur i mençuri do të hesht, budallai do të flasë, ndërsa i pandershmi do të pasurohet”, tha Boki 13.

“Mos ke fjalën për veten tënde kur the i pandershmi!?” , u kundërpërgjigj Ruskoska.

“Turp të kesh”, reagoi Boki 13.

Avokatët e Janevës kishin vetëm një pyetje për mjekun dëshmitar mjek. A është operuar Janeva për uljen e peshës. Mjeku u përgjigj negativisht. Pas përfundimit të dëshmitarëve të Boki 13, gjykimi vazhdon me dëshmitarët e Janevës. Sipas informatave të Alsat, të paktën shtatë dëshmitarë do të ftohen për rastin “Reket”.