“Reketi”, Boki 13 mbetet në paraburgim

Boki 13, mbetet në paraburgim. Kështu vendosi Këshilli Gjyqësor, që e gjykon rastin Reket. Në seancën e mëparshme ai kërkoi nga gjykatësit të del nga Shutka, por kërkesa e tij u refuzua si e pabazuar. Seanca e sotme për Reketin u shty.

Duhej të dëshmonte biznesmeni dhe ish-kryetari i Qendrës Vlladimir Todoroviq, por për shkak të obligimeve afariste në Bullgari ai nuk u paraqit në gjykatë. Përveç tij, në listën e dëshmitarëve të Bokit janë edhe bashkëshorti i Frosina Remenskit, Jovçe Remenski, stilisti Sergej Varoshlija, si dhe Dejan Pandelevski, djali i biznesmenit Cvetan Pandelevski, i cili dyshohet për pastrim parash në rastin Perandoria.

Gjykimi vazhdon nesër./Alsat