“Reket” shtyhet për më 10 shkurt, sëmuret gjykatësi kryesorë


Seanca gjyqësore për rastin “Reket” është anuluar për më 10 shkurt. Është sëmurë gjykatësi kryesorë i lëndës në fjalë. Njoftimin deri tek gjykata e ka dorëzuar vetë gjykatësja Vaska Nikollovska-Masevska.

“Pasi që sot në mëngjes kryetari i Këshillit për shkaqe shëndetësore nuk u paraqit në vendin e tij të punës, nga ana e gjykatës janë tërhequr urdhrat për sjelljen e të akuzuarve dhe janë njoftuar stacionet policore dhe Burgu i Shkupit që të mos sillen të akuzuarit për shkak se seanca nuk mund të mbahet”, tha gjykatësja Sofçe Gavrillova e cila është gjykatësja e dytë në këtë lëndë.