“Reket”, dëshmitarët flasin për mënyrën e dhënies së parave (VIDEO)

Boki 13 ka marrë rreth 150 mijë euro nga producenti serb Aleksandar Radulloviq, bashkëshort i shkrueses së teksteve Marina Tucakoviq. Sot Radulloviq në gjykatë në Shkup sqaroi se me Boki 13 njihen më shumë se 12 vjet. Bashkëpunimi profesional ka kaluar në miqësi. Vizita të ndërsjella, kremtime, ditëlindje dhe darka e kanë shoqëruar miqësinë e cila ka kaluar edhe në miqësi familjare.

Sipas dëshmitarit, vitin e kaluar më 21 shkurt, Boki, nëna e tij, kumbara dhe shoferi kishin arritur në shtëpinë e tyre në Beograd. Kishin darkuar dhe ishin marrë vesh Boki nga Milano të blejë ilaçe për Marina Tucakoviqin, por edhe rroba të shtrenjta që personalisht i kanë zgjedhur me Jovanovskin. Më parë Boki prej tyre ka pranuar edhe para për hapjen e 1 TV.