Boki 13 para trupit gjykues theksoi se ai nuk i ka parë të hollat dhe nuk ka pasur njohuri se për çfarë shërben çanta të cilën e ka marrë Kiçeec. Në shtëpinë e biznesmenit Orce Kamçev kanë shkuar bashkë me Kiçeecin, nën insistimin e këtij të fundit. Ndërkohë që thekson se temë e bisedimeve nuk ka qenë çanta.
“Atë ditë, Zoran Milevski rreth orës 11-12 erdhi tek unë në shtëpi piu një kafe dhe u largua. Më njoftoi se do të shkojmë tek Orce për kafe. Në ora 15 me makinën e tij më dërgoi tek Kamçevi. Ata biseduan diçka, Orce dhe Milevski, më pas u futën në dhomë. Biseduam. Unë e pash një çantë të mbyllur të cilën e mori Milevski, por që dukej se nuk peshon shumë. Ndërkohë shkruan se aty ka 1.5 milion euro, që thjeshtë është e pamundur sepse do të peshonte më shumë”, deklaroi Boki 13, duke shtuar se ekziston një video incizim ku shihet se si Kiçeec e kthen çantën në shtëpinë e Kamçevit. Boki 13 madje tha se çantën nuk e ka prekur fare.