“Reket”, anulohet për më 26 mars, Janeva i takon grupit të qytetarëve me rrezik

Seanca gjyqësore për rastin “Reket”, është anuluar për më 26 mars për shkak të gjednjes shëndetësore të të akuzuarës, Katica Janeva, e cila sipas masave dhe rekomandimeve të Qeverisë për mbrojtje nga Kovid-19, bie në grupin e qytetarëve me rrezik.

Gjykatësja Vaska Nikollova Masevska ka pranuar kërkesën e mbrojtjes së të akuzuarës Katica Janeva, avokatëve Deljo Kadiev dhe Irena Frçkovska, në të cilën nënvizohet se Janeva vuan nga një sëmundje dhe bie në grupin e qytetarëve me rrezik dhe duhet të qëndroj në shtëpi në pajtim me masat dhe rekomandimet e qeverisë.