I ftuar sonte në emisionin “200” në Alsat është Blerim Reka kandidat i pavarur për president të Maqedonisë Veriore. Reka foli për shumë çështje rreth vendit si dhe u shpreh edhe për ligjin kundër diskriminimit i cili kaloi dje në Kuvendin e Maqedonisë Veriore, shkruan Pa Censurë.
“Do të jem president i të gjithëve, nuk do të veprojë si Ivanovi me mos nënshkrim të ligjeve, këtë e them publikisht. Ligji që mbron nga diskriminimi personat me identitet të ndryshëm seksual është parim në Evropë” deklaroi Blerim Reka. /Pa Censurë