Reja e sulmon fizikisht vjehrrin 77-vjeçar nga Gostivari, gjithashtu e dëmton edhe shtëpinë e tyre

MPB ka njoftuar se me datë 13.08.2024 në ora 16:20 në DPB-Gostivar, një 77-vjeçar nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 13:00 në oborrin e shtëpisë së tij është sulmuar fizikisht nga nusja e djalit të tij, e cila po ashtu ka dëmtuar disa nga sendet në oborr, dhe kur është rrëzuar mbi sendet e dëmtuara ka pësuar lëndime trupore të konstatuara në Qendrën mjekësore në Gostivar.  Po merren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të vijojë parashtresa përkatëse.