Reja e ish-presidentit Rugova i reagon Albin Kurtit, pasi ky i fundit largoi nga puna..

Blerina Kllokoqi-Rugova, gruaja e Mendim Rugovës, djalit të ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka reaguar pas vendimit të fundit të kryeministrit Albin Kurti për të shkarkuar koordinatorët nacional, ku pjesë e tyre ishte edhe burri i saj.
Kllokoqi-Rugova ka shkruar në Instagram se vendimi i Kurtit për ta shkarkuar burrin e saj nga puna, nuk e dëmton Mendimin Rugovën as profesionalisht e as moralisht, por sipas saj prek nevojën e qytetarëve për një informim profesional në këtë fushë (motin).

Sipas saj Mendimi do të vazhdon të mbetet emër nacional për fushën e tij t♪7 cilës i takon dhe do të vazhdon me punën e tij prfoesionale dhe të pavarur.
Reagimi i plotë i Blerina Kllokoqi-Rugova pa ndërhyrje:

“Une permbahem nga deklaratat politike dhe rezervohem te mos perfshihem as ne tema te tilla publike. Por jane disa raste te tilla, kur je e detyruar te pergjigjesh per shkak te detyrimit qe ke ndaj interesimit te njerezve, miqve te familjes se Presidentit apo edhe çdo qytetari qe ka te drejte te dije se çfare ndodhi. Ky vendim nuk e demton profesionalisht as moralisht Mendimin por prek nevojen e qytetareve te Kosoves per nje informim profesional ne kete fushe. Pasi qe nuk lidhet me rezultatet e punes se tij, por me rezultimin qe ai ishte punesuar nga nje qeveri paraprake. Megjithekete, Mendimi mbetet emer nacional per kete fushe, edhe me Prishtina Weather, me investim dhe angazhim personal, pasi pasioni i tij e ka bere te tille, jo vetem te njohur por edhe te nevojshem per qytetaret e vendit te vet”.