Reisi Fetai: Nuk na erdhi mirë që u zgjat ora policore

Kreu i Bashkësisë Fetare Islami, Shaqir Fetai është deklaruar në lidhje me masat e reja anti-Covid që u miratuan nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.
Thotë se kanë menduar se masat do të zbuten, prandaj zgjatja e orës policore nuk i ka ardhur mirë.

“Është e vërtetë se neve nuk na erdhi mirë kjo, por ja që kompetentët janë ata të cilët vendosin për këtë çështje dhe ne gjithmonë do të jemi në shërbim të asaj që të zbutet situata, të dilet nga kjo situatë. Por, marrë parasysh se ne organizojmë jetën fetare në mënyrë precize, komfor të gjitha masave dhe rekomandimeve të MSH-së, ne pas kalimit të afatit të këtyre masave do të bëjmë një kërkesë deri te Ministria e Shëndetësisë (MSH), që javët e fundit, pas një jave që do të zgjasë kjo masë të mundohemi që të falim edhe namazin e Jacisë dhe të Taravisë. Taravia është një ambient i këndshëm për myslimanët dhe kam bindjen se do tu përmbahemi edhe më bukur masave që do ti parasheh ministria. Ne prisnim dhe kishim shpresë se nuk do të ndodhte kjo masë, por ja që kompetentët vendosën duke e argumentuar këtë me rre*zikun më të madh nga sëmundja e koronavirusit”, deklaroi Fetai.