Regjistrohen rritje të reja të çmimeve të vajrave dhe yndyrave për 25.8 %

Në muajin prill në Maqedoninë e Veriut është rritur rritje e kostos jetësore për 0.7% në krahasim me muajin mars, kurse 2.7% në krahasim me prillin e vitit të kaluar, ndërsa çmimet me pakicë për 3.7 %, duke u theksuar produktet, si vajrat, pemët e perimet.

“Rritje e indeksit të kostos jetësore në prill 2021, krahasuar me muajin paraprak, është vërejtur te vajrat dhe yndyrat për 10.8%, perimet e freskëta të ngrira përveç patateve dhe frutave rrënjësore për 7.2%, frutat e freskëta dhe të ngrira për 5.3%, sheqeri, mjalti dhe çokolata dhe prodhimet e ëmbla për 0.9%, peshku dhe prodhimet e detit me 0.8%, vera me 0.6%, buka dhe drithërat me 0.2%”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave, ashtu që në krahasim me vitin e kaluar, vajrat dhe yndyrat kanë shënuar rritje 25.8 përqind, derisa karburantet e lëngshme për 54.1%.

Raportohet që gjatë muajit prill, rritje të harmonizuar në indeksin e kostos jetësore është vërejtur te karburantet fluide për amvisëri për 15.6%, këpucët me 1.9%, pajisjet informative për përpunimin e të dhënave me 1.1%, kopshtet, bimët dhe lulet me 1.0%, etj.
“Ulja e indeksit të kostos jetësore në prill 2021, krahasuar me muajin paraprak, është vërejtur te uji mineral, pijet e gazuara, lëngjet e frutave dhe perimeve me 0.6%, qumështi i plotë me 0.5% dhe produktet ushqimore që nuk përmenden diku tjetër me 0.3%”, raportojnë nga Enti.

Gjithashtu, ulje e indeksit të kostos jetësore është vërejtur edhe te gazi shtëpiak me 2.0%, pjesë këmbimi dhe pjesë për automjete vetanake me 1.5%, lëndë djegëse të ngurta për amvisëri me 1.2%, libra me 1.0%, veshje të tjera dhe aksesorë veshjesh me 0.3%, pajisje të mëdha elektrike për amvisëri, pajisje tjera dhe produkte të higjienës personale me 0.2%.