Regjistrohen raste të reja, humbin jetën 20 pacientë në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.974 testime janë regjistruar 393 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja, 187 janë në Shkup, Kumanovë 34, Veles 30, Shtip 21, Prilep 14, Ohër dhe Strumicë 11, Kriva Pallankë 10, Tetovë dhe Kërçovë 98, Manastir, Kavadar dhe Probishtip 7, Koçani 6, Vinicë 5, Gjevgjeli, Radovish, Berovë dhe Makedonska Kamenica 4, Resnjë dhe Bogdanci 3, Kratovë 2, Dellçevë, Makedonski Brod dhe Demir Hisar 1.

Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu ka pasur edhe 397 pacientë të shëruar dhe 20 të tjerë kanë humbur jetën. Prej pacientëve të vdekur, nëntë janë nga Shkupi, nga dy në Kumanovë, Strugë dhe Veles dhe nga një në Kavadar, Gostivar, Kërçovë, Kriva Pallankë dhe Sveti Nikole.

Momentalisht në Maqedoni ka 10.785 raste aktive me coronavirus, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikar gjithsej 193.846 pacientë, ndërsa prej tyre 6.783 persona kanë humbur jetën.