Regjistrohen mbi 40 klastere të mëdha në shtet, Shkupi me numrin më të madh të të infektuarve

Nuk pushon numri i personave të infektuar nga Kovid-19 në shtet. Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 182 raste të reja, ku më së shumti janë në Shkup- 107. Me këtë numri i të infektuarve në kryeqytet arrin 2.243, ndërsa raste aktive janë 1.507. Anketat epidemiologjike tregojnë edhe në 40 klastere të mëdha në territorin e vendit, përcjell Gazeta Express.

Numri më i madh i rasteve aktive janë regjistruar përsëri në komunën e Çairit – 336, pastaj vijojnë Gazi Baba-128, Aerodromi – 125, Qendra – 121, Buteli – 118, Saraji – 105, Karposh – 103.

Janë regjistruar gjithsej 182 raste të reja me Kovid-19: në Shkup – 107, Kumanovë-14, Shtip-4, Tetovë-23, Strugë-5, Manastir-2, Ohër-6, Gostivar-4, Strumicë-1, Koçan-1 Berovë-1, Resnjë-13, Negotinë-1. Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 33 pacientë të shëruar nga: Shkupi-22, Dibra-1, Shtipi-1, Prilepi-1, Tetova-1, Velesi-2, Manastiri-1, Koçani-2, Sveti Nikolë-1, Kërçovë-1. Kanë vdekur gjashtë persona, dy pacientë nga Shkupi, dy nga Kumanova dhe dy nga Tetova, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Kanë vdekur edhe gjashtë persona, dy pacientë nga Shkupi, dy nga Kumanova dhe dy nga Tetova.