Regjistrohen 13 raste të reja me COVID-19 në Kumanovë, tetë në Likovë

Qendra për shëndet publik Kumanovë në 24 orët e fundit ka evidentuar 21 të infektuar të rinj me Kovid-19, kumtuan sot kompetentët nga institucioni publik shëndetësor. Prej tyre, 13 janë nga Kumanova, ndërsa tetë nga komuna e Likovës.

Pas një periudhe të gjatë Qendra ka regjistruar numër dyshifror të të infektuarve.

“Të infektuarit kanë pasur kontakt me shumë raste të konfirmuara. I ndjekim kontaktet e tyre”, deklaroi drejtori i Qendrës, dr, Arif Latifi.

Sot janë bërë 58 testime, nga të cilat 21 përmes “Termini im”.

Nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në territorin e Qendrës për shëndet publik Kumanovë, me kovid-19 janë diagnostifikuar 933 persona, nga të cilët për momentin 247 raste janë aktive.