Regjistrimi u shty, por çka u votua tjetër në Kuvend sipas marrëveshjes Zaev-Mickoski, pa partitë shqiptare

Regjistrimi anulohet për në shtator, zgjedhjet lokale për gjysmën e dytë të tetorit, do të votojmë me shenja të gishtërinjve.
Me votimin e mbrëmshëm, Parlamenti zyrtarisht shtyu regjistrimin në vend, i cili në vend që në prill do të zhvillohet nga 5 deri më 30 shtator, dhe në përputhje me këtë zgjedhjet lokale që me siguri do të mbahen më 24 ose 31 tetor, të parashikuar me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, si dhe votimi me gjurmët e gishtërinjve.

Shtyrja e regjistrimit, vendosja e gjurmëve të gishtërinjve dhe shtyrja e zgjedhjeve lokale ishin pjesë e marrëveshjes për takimin midis liderëve të dy partive më të mëdha në vend, kryeministrit Zoran Zaev nga LSDM dhe Hristijan Mickoski nga VMRO- DPMNE. Me mbështetje më vonë doli edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti, ndërsa partitë shqiptare të opozitës, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kundërshtuan shtyrjen e regjistrimit.

Regjistrimi në Maqedoninë e Veriut duhej të fillonte më 1 prill dhe do të zgjaste deri më 21. Nërkohë, po bëhej vetëregjistrimi i diasporës.
Ndryshimet në Ligjin për Regjistrim u miratuan me 95 vota “pro” dhe 12 kundër. Në kuadër të votimit sipas Badenterit, 26 deputetë të komunitetit votuan “pro” dhe 12 kundër. Nuk kishte asnjë abstenim. Me këtë, regjistrimi është shtyrë dhe do të mbahet nga 5 deri më 30 shtator, dhe deri atëherë do të vazhdojë procesi i vetëregjistrimit të njerëzve tanë nga diaspora.

Deputetët nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa dhe BDI-ja ishin në krye në debatin në Parlament dje, ndërsa deputetë të tjerë u bashkuan me vërejtjet e tyre.
Deputetët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës e përsërisin qëndrimin e tyre se shtyrja e regjistrimit nuk është për shkak të pandemisë me Kovid-19, por për shkaqe politike, respektivisht për shkak të regjistrimit masiv të shqiptarëve nga diaspora. Ata u bënë thirrje deputetëve të BDI-së “që menjëherë të qëndrojnë pas diasporës” dhe të votojnë kundër shtyrjes së regjistrimit për shtator. Sipas tyre, “BDI-ja është fajtore për largimin e shqiptarëve nga vendi”.

Deputetët Elmi Aziri dhe Halil Snopçe i kanë bërë thirrje kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi që të mos votojë për shtyrjen e regjistrimit, duke e përkujtuar në një deklaratë të tij televizive se “pandemia nuk është shkak për shtyrjen e regjistrimit”. Aziri tha se Xhaferi duhet ta ndjek shembullin e Izet Mexhitit, i cili publikisht tha se nuk do ta përkrah shtyrjen e regjistrimit.

Xhaferi u prononcua me replikë dhe kërkoi që deputetët të mos përzihen në qëndrimet e tij, të cilat janë konsistente, dhe se ai përgjigjet vetëm para qytetarëve, të cilët e kanë zgjedhur. Për shembullin që e potencoi Snopçe, ai tha se nuk është tr*adhtar dhe se ka qenë gjeneral në UÇK dhe nuk turpërohet nga kjo.

Koordinatori i grupit të deputetëve të BDI-së, Arbër Ademi tha se opozita shqiptare vazhdimisht i ndryshon qëndrimet.
Gjithashtu me 95 vota “pro” ishin sjellur edhe ndryshimet e Kodit zgjedhor, të cilat ishin paraqitur nga të gjitha grupet e deputetëve dhe për të cilat nuk kishte debat. Kundër dhe të përmbajtur nuk kishte. Në votimin pas Badenterit, 27 deputetë pjesëtarë të bashkësive votuan “pro” ndërsa kundër dhe të përmbajtur nuk kishte.

Me këto ndryshime parashikohet mënyra e votimit me terminale për leximin e gjurmëve të gishtave, kështu që nëse pr*ishen dhe kur përdoret një terminal zëvendësues, si dhe shtyrja e zgjedhjeve lokale për gjysmën e dytë të tetorit, fushata për këto zgjedhje nuk do të përkojë me regjistrimi.
Pas përfundimit të seancës së 38-të në Kuvend u votua për pikat e tjera nga seana plenare e 20-të, 25-të, 26-të, 29-të, 30-të dhe seanca e 34-të e Kuvendit, si në lexim të parë ashtu edhe në lexim të dytë.