Regjistrimi pritet të jetë në fokus të takimit Zaev-Mickoski

Një ditë para takimit të liderëve Zoran Zaev-Hristijan Mickoski, dy subjektet e tyre përcaktojnë vijat e kuqe për të cilat edhe do të bisedohet në takim. Derisa LSDM-ja ak*uzon Mickoskin për ob*struksion ndaj procesit të regjistrimit, opozita maqedonase adreson kritika ndaj Qeverisë për rre*zikimin e shëndetit të qytetarëve përmes regjistrimit. Socialdemokratët i ftojnë qytetarët të mos bien nën ndikimet e VMRO-DPMNE-së.

“Qytetarët të mos përulen nga man*ipulimet dhe thirrjet për bo*jkotimin e këtij procesi të rëndësishëm statistikor. Bojkoti është vepër pe*nale, procedurë e cila nuk i sjell mirë askujt dhe vepër e cila rre*zikon interesat shtetërore dhe kombëtare”, LSDM.
VMRO-DPMNE-ja akuzon se regjistrimi është marrëveshje politike me partnerët e koalicionit qeveritar dhe se Zaev nuk guxon ta anulon procesin. Nga partia e Mickoskit thonë se pas regjistrimit vendi do të thellohet edhe më tepër në kr*izë shëndetësore.

“Me këtë veprim Zaev dhe Filipçe me vetëdije i çojnë qytetarët në rre*zik për jetën. A është i vetëdijshëm Zaev se 5.500 regjistrues duhet të futen nëpër secilën shtëpi në shtet. Pjesa dërmuese e tyre mund të jenë pa simptoma dhe t’i infektojnë qytetarët me sëmundje kronike, të cilët do të kenë pasoja fa*8tale. Duke shkuar me kokën në mur, Zaev edhe njëherë po vërteton se marrëveshjet politike me partnerët janë më të rëndësishme se shëndeti qytetarëve”, tha VMRO-DPMNE.

Burime jo zyrtare nga dyja subjektet nuk përjashtojnë mundësinë e anulimit të regjistrimit për muajin shtator, por thonë se ky opsion duhet diskutuar edhe me partitë parlamentare shqiptare. Në takimin e të hënës që do të mbahet në Klubin e Deputetëve dy liderët e bllokut politik maqedonas do të diskutojnë edhe për ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe zgjedhjet lokale të parapara në muajin tetor. Lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, lideri i opozitës është pajtuar që si fillim të shihet rezultati i zgjedhjeve lokale dhe më pas të vendoset për zgjedhje të mundshme parlamentare.