Drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Apostol Simovski, ka njoftuar se më 30 mars do të shpallen rezultatet e regjistrimit të popullsisë i cili u mbajt ne mujain shtator të vitit të kaluar.
Simovski thotë se në regjistrim, çdo qytetar ka gëzuar të drejtën eregjistrimit ashtu sic mendon. Është iluzion të presësh rritje të popullsisë kur ka rritje të emigrimit, thotë Simovski. Sipas tij, strategjia demografike e 16 viteve më parë ishte shumë e gabuar.
Simovski ka shtuar gjithashtu se “gjatë muajit të ardhshëm mund kosiderohet armiku numër një i shtetit pas shpalljes së rezultateve të ketij operacioni statistikor në nivel kombëtar, por ka shtuar se ESSH nuk është xhuboks për përmbushjen e dëshirave, sepse duhet të bëjë një fotografi reale për popullatën” – ka thënë Simovski.
Regjistrimi zgjati nga 5 deri më 30 shtator 2021. Sipas Entit Shtetëror të Statistikave të publikuara menjëherë pas regjistrimit të popullsisë, janë regjistruar gjithsej 1.832.696 persona, janë regjistruar 568.175 amvisëri dhe 837.255 banesa. Regjistrimi i fundit në vend u mbajt në vitin 2002, kur popullsia e përgjithshme ishte 2,022,547 njerëz.