Regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme, vende të lira në shkollat profesionale


Filloi regjsitrimi i nxënësve në shkollat e mesme të vendit. Kjo procedurë për shkak të protokolleve shëndetësore do të zgjas deri të enjten.
Sipas konkursit në 109 shkolla të mesme në vend ka gjithsejt 30.053 vende të lira prej të cilave 19. 602 vende në arsimin profesioanal, 9261 në gjimnaze dhe 1190 vende të lira në shkollat sportive dhe të arteve.
Edhe përskaj favorizimit të shokollave të mesme profesionale nga MASH, interesimi për regjistrim është i dobët.
Ekipi ynë vizitoi Qendrën shkollore të autotrafikut Boro Petrushevski, ku vërehet intereim i vogël i nxënësve pët tu regjistruar. Nga kjo shkollë thonë se pandemia dhe prezentimet online i drejtime kanë ndikuar që interesimi I nxënësve të jetë i dobët.

“Ne gati çdo vit shkojmë në shkolla fillore dhe bëjmë prezentime , kët vit e kemi bërë online por ka ndryshim te regjistrimi , kët vit është katër ditë ose deri të enjten, shpresojmë që do të regjsitrohen dhe do të kemi numër të majftueshëm për të krijuar paralelet” – tha profesori Kastriot Kasapi.
Edhe nxënësit potencojnë se ka munguar informacionet për profilet dhe se ka raste kur për disa drejtime kanë mësuar nga shokët.
“Kam shokë që mësojnë në kët drejtim dhe nga ata jam informuar se ka drejtim automekatronik që më pëlqen shumë”.

“Kam zgjedhur këtë shkollë se i preferoj shum veturat dhe kam dëshirë të studjoj për veturat” – thanë disa nxënës.
Shkolla Boro Petrushevski ofron profile bashkëkohore si teknik i komunikacionit rrugorr, teknik për transport dhe shpedicion, teknik i automjeteve motorike dhe elektricist.
Disa nga drejtimet janë trevjeçare dhe dy vjeçare konfrom kërkesave të tregut të punës si dhe shkolla ka bashkpunim me kompani të shumta, të cilat pas përfundimit të shkollimit ofrojnë punësim të mejëhershëm.

“Kemi bashkëpunim me firma të mëdha si Vanhol, Euro impeks Makautostar diku 30 firma dhe ato janë të intersuar nxënsëit pas kryerjes së shkollës së mesme ti punësojnë në firmat e tyre. Këtë vit i kemi punësuar 40 nxënës secili nxënës që e do drejtimin dhe meson pesëdhjetë përqindshin nga ai drejtim dhe gati çdo ditë cdo ndërrmarrje çdo servis kërkon nxënës prej shkollës tone” – tha ndihmësdrejtori në SH.M “Boro Petrushevski”, Zeqirja Zeqiri.
Listat ranguese me rezultate e regjistrimit do të shpallen të enjten, ndërsa në shkollat ku ka intresim më të madh do të mbahet testim kualifikues më 21 qershor.