Regjisori Agim Abdula pjesë e Jurisë profesionale të Beach Film Festival!

Festivali tashmë i njohur për adhuruesit artit të shtatë, Filmit, Beach Film Festival i cili këtë vit organizon edicionin e 7-të në Ohër, sot ka publikuar Jurinë profesionale e cila do bëjë vlerësimin e filmave pjesëmarrës të metrazhit të gjatë në këtë edicion. Ajo që bie në sy në këtë përbërje të Jurisë profesionale të këtij edicioni është fakti që nga katër anëtarë sa janë gjithsejt, regjisori shqiptar Agim Abdula është i vetmi nga Maqedonia e Veriut i cili bashkë me tre emra të huaj si Jenni Zylka e cila është emër i njohur në Berlinale, Julian Genisson nga Spanja dhe Karla Shola nga Kroacia, do të bëjë përzgjedhjen e filmave fitues!
Edicioni i 7-të i Beach Film Festival kët vit organizohet nga 17-21 Korrik nën moton “Films under the stars!