Të gjithë personat të cilat nuk kanë respektuar rekomandimet dhe masat dhe janë të dyshuar se mund të rrezikojnë qytetarët, do të trajtohen me regjim më të rreptë. Pas reagimeve të nëntë personave të dërguar në karantinë në Krivollak, Kryeministri Spasovski tha se kushtet në atë kazermë nuk janë më të mirat, por janë të mjaftueshme për izolim më të mirë në momentet fillestare.
Ne patjetër të kemi mbrojtje për të gjithë qytetarët përmes qëndrimit në Karantin për grupe të caktuara që kthehen në shtet. E dini se para disa ditëve u soll vendim që të ndalohet transport me autobusë, minibusë, transport në grupe e me radhë dhe për këtë aspekt duhet patjetër të gjendet hapësirë e izoluar ku do të bëhen kontrollet e para epidemiologjike, kontrolle shëndetësore, në bazë të rezultateve të marra, do të shohim si është gjendja shëndetësore e këtyre personave. Pastaj të vendoset ku dhe si do të transferohen dhe sa do të mbahen”-tha Oliver Spasovski, kryeminstër teknik.
Nga ministria e Shëndetësisë, njoftuan se nëntë muzikantët do të transferohen në Entin e rinovuar në Demir Kapi.
Siç njoftuam mbrëmë. Qendra për trajnime në Pepelishtë është vetëm hapësirë e përkohshme ku duhet të kryhen kontrollet epidemiologjike në pajtueshmëri me protokollin. Ekipi i Ministrisë së shëndetësisë në mëngjes do ti përfundojë kontrollet dhe personat menjëherë do të transferohen”-pohojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Për të parandaluar sjelljen e rreziqeve në vend, kryeministri Spasovski rikujtoi edhe njëherë masat e Qeverisë që të mos bëhen udhëtime grupore. Ndërsa apeloi tek qytetarët që ti anulojnë udhëtimet jashtë vendi. Ai madje shtoi se sot Qeveria ka vendosur se secili qytetar që dëshiron të udhëtojë jashtë vendit do të duhet patjetër të nënshkruaj deklaratë se tre muaj nuk do të kthehet në vendin tonë. Kryeministri nënvizoi se kjo nuk është situatë që dikush të zgjedhë vetë si të veprojë dhe të sillet sipas dëshirës pasi rrezikohet shëndeti i të gjithë qytetarëve.