Në Shkup sot do të ketë regjim të posaçëm, për shkak të mbajtjes së garave “Kolorran 2022 ” dhe “Gran Fondo Shkup 2022”. Gara “Kolorran 2022”, organizuar nga klubi i atletikës Korruners, filloi në orën 8:00.
Do të zhvillohet nëpër trasenë si në vijim – fillimi në rr. “Bellasica” para QT iste Gejt Mol, në t djathtë të bulevardit “Goce Dellçev” (korsia e djathtë), majtë nëpër bulevardin “Kërste Petkov Misirkov” (korsia e djathtë), majtë nëpër kejin “Dimitar Vllahov”, me ç’rast traseja e zhvillimit të garës do të ndahet në dy pjesë, një trase me lëvizje nëpër rrugicën e çiklistëve në kejin e lumit Vardar deri në lumin Serava dhe prapa përgjatë trasesë së njejtë deri te pozicioni fillestar dhe traseja e dytë me vazhdim nëpër kejin “Dimitar Vllahov”, afër ndërtesës së RTVM-së, drejt nëpër bulevardin “Goce Dellçev”, majtë nëpër rrugën “Bellasica” deri në pozicionin fillestar.
Në organizim zë Federatës së çiklistëve të Maqedonisë, nesër prej orës 10:00 do të mbahet gara çikliste “Gran Fondo Shkupi 2022”.
Gara do të zhvillohet nëpër trasenë si në vijim: fillimi nga bulevardi “Ilinden” afër parkingut të Kopshtit zoologjik, drejtë nëpër bulevardin “Ilinden” drejt bulevardit “8 Shtatori” ku në udhëkryq kthehet prapa nëpër bulevardin “Ilinden” përmes urës “Goce Dellçev”, drejtë nëpër bulevardin “Goce Dellçev” deri tek udhëkryqi me rrugën “Filipi i Dytë i Maqedonisë”.
Më tutje, kthehet prapa nëpër bulevardin “Goce Dellçev”, para urës “Goce Dellçev# kthehrt në të djathtë nëpër rrugën “Samoillova” rreth Kalasë deri tek Ambasada e SHBA-së dhe vazhdohet drejtë nëpër rrugën “Llazar Liçenoski” deri tek bulevardi “Goce Dellçev” ku kthehet djathtas dhe deri në cak ku është edhe pozicioni fillestar, afër parkingut të Kopshtit zoologjik.
Nga MPB kumtuan se Sektori për siguri të komunikacionit rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në rrugët e lartpërmendura, ndërsa komunikacioni do të rikahëzohet nëpër rrugët përreth. MPB u bën thirrje qytetarëve t’i respektojnë urdhrat që i japin nëpunësit policorë nëpër rrugët ku do të zhvillohen ngjarjet.