Refuzonin të mbanin maskë përjashtohen nga puna tre mësues


Gazeta “Kronen Zeitung” raporton se 3 mësues u shkarkuan nga detyra pasi në mënyrë të përsëritur refuzonin të mbanin maskën për t’u mbrojtur nga koronavirusi.
Ndonëse ata negociuan për rishikimin e këtij vendimi, autoritetet deklaruan se nuk mund të tolerojnë situata të ngjashme, në një kohë kur numri i të infektuarve në vend vijon të rritet.
Ndërkohë, në Zvicër, një blerës që po ashtu refuzoi të mbante maskë në një market, u ndalua të hyjë në rrjetin e këtij marketi kudo në vend për një afat kohor 5 vjeçar.

Lodhja nga masat shtrënguese kundër koronavirusit është duke u vënë re si në Austri ashtu edhe në Zvicër, ku prej ditësh grupe qytetarësh dalin në pro*testa kundër tyre.
Në Austri që prej 25 janarit ka hyrë në fuqi dhe masa që maskat që duhen përdorur në ambientet e jashtme të jenë të llojit FFP2 dhe jo prej pambuku.