Refuzoi Uashingtonin pastaj udhëtoi në Gjermani – rënia e qeverisë Kurti fitore taktike e Shtëpisë së Bardhë ndaj Berlinit

Rënia e qeverisë së Kosovës me 25 mars pas më pak se dy muajve pune ka nxjerr në pah ndarjet tel politikanët lokal dhe lojalitetin ndaj palëve rivalizuese dhe përbën fitore taktike të Shtëpisë së Bardhë ndaj Berlini, shkruan gazeta e Brukselit “New Europa”, duke shtuar se pas shumë orë debati me 82 vota për dhe 32 kundër u votua për mos-besim ndaj qeverisë së Albin Kurti lider i “Vetëvendosjes”.

Mocionin e nisi partneri i koalicionit LDK për shkak të “sjelljes jo-kushtetuese të Kurtit lidhur me krizën e virusit Corona dhe ndërrimit të ministrit të brendshëm pjesë e LDK-së.

“New Europa” si shkak kryesor të votimit të mos-besimit ndaj qeverisë Kurti thekson refuzimin e Kurtit të heq taksën ndaj mallrave serbe tl vendosura një vit më parë si kundër-masë e fushatës së Serbisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Para së gjithave ShBA dhe disa vende të BE-së pak a shumë sinqerisht janë angazhuar për heqjen e taksës, por Kurti si paraardhësi i tij Haradinaj ka refuzuar përkundër presionit edhe nga presidenti i Kosovës Thaçi, shkruan gazeta.

Refuzoi Shtëpinë e Bardhë e udhëtoi në Berlin
Kurti sipas gazetës shkoi aq larg që me ditë ka refuzuar telefonatat e Shtëpisë së Bardh[ pasi nga Departamenti i Shtetit dhe anëtarët e Kongresit erdhi vërejtja se po rrezikohet mbështetja nga ShBA, për të cilin Prishtina thotë se është miku më i mirë. ShBA po ashtu kanë ngrirë ndihma në shumën 50 milionë dollarë para një muaji.

Në vend të kësaj Kurti udhëtoi në Berlin që të takohet me kancelarin Merkel dhe ka biseduar edhe me presidentin francez Makron.
Gazeta transmeton se Kurti thekson se forca e ndërrimit të tij është i dërguari special i ShBA-ve për bisedimet Kosovë dhe Serbi Grenell. Ai po ashtu fajëson partnerin lokal LDK se ka bashkuar forcat me Thaçin me qëllim që të lehtësoj shkëmbimin territorial me Serbinë.

Shkëmbimi i territoreve

Ideja për shkëmbim të territoreve që u kritikuar ashpër nga BE duke e cilësuar si hapje të kutisë së Pandores në regjion ku shumica e fqinjëve kanë konteste territorial por jo në Rusi dhe ShBA.
Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit dhe i dërguari për Ballkanin Palmer ka thënë se kjo nuk është diçka që është nxitur nga Uashingtoni, por nuk do pengoj nëse dy popujt pajtohen dhe nëse kjo i shërben paqes.

Kjo ide ka nxitur valën e akuzave dhe shkëmbimin e fyerjeve serioze ndërmjet politikanëve shqiptar. Secila lëvizjes ka pajtimi me Beogradin menjëherë u bllokua nga politikanët e shqetësuar, përfshirë Kurtin shkruan “New Europa”.
Kurti po ashtu ka shkelur edhe marrëveshjen e nënshkruara për vendosjen e linjave ajrore edhe hekurudhore mes Beogradit dhe Prishtinës që janë projektuar në Uashington dhe që janë arritur mes Vuçiqit e Thaçit.
Ai ashpër ka dënuar idenë e Vuçiqit për vendosjen e lirisë së lëvizjes dhe tregtisë “mini Shengen” për zonën që do lehtësonte qarkullimin e shpejtë të mallrave, ideve, shërbimeve edhe njerëzve në Ballkan.

Këtë ide e kanë pranuar gati t gjitha vendet në regjion me dallime , përjashtim të Prishtinës. Kur kryeministri i Shqipërisë Rama mbështeti këtë ide, Kurti e akuzoi se po shet interesin e Kosovës.
Analistët thënë se votimi i mos-besimit është fitore taktike e Shtëpisë së Bardhë ndaj Berlinit, shkruan gazeta.
Kjo është luftë për ndikim në Ballkan ndërmjet ShBA-së të cilat pas investimet të madh në shtetin e Kosovës ndjehen se ajo iu takon, ndërsa Berlini për shkak të faktorit gjeografik pasi Ksoova ndodhet pothuajse “në kopshtin e BE-së” e ndjen se i takon të shndrisë dhe vrer atje.

“Diplomacia buldozher e Grenellit është e qartë se ka fituar” citon “New Europa” analistët.