Refuzoi të vendoste maskën, Vittorio Sgarbi në ajër, nxirret me forcë nga parlamenti

Një personazh mjaft kontrovers si Vittorio Sgarbi është kthyer sërish në qendër të vëmendjes së medias italiane, pasi u nxor nga parlamenti ku ishte duke mbajtur një fjalim sepse nuk respektoi masat anti-covid duke mos mbajtur maskën.

Presidenti i Parlamentit Italian Roberto Fico i kërkoi “duhet të vini maskën”, por Vittorio Sgarbi u përgjigj “Unë nuk mund të flas, ju jeni një fashist” duke refuzuar. “Fye*rjet nuk lejohen”, përsëriti Fico.
Ndërsa më pas Sgarbi u nxor në peshë nga punonjësit e parlamentit. Kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë me kritikuan e artit italian.