I dyshuari për vrasjen e 35 vjeçares shtatzënë ka vrarë veten. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se Sokol Halili është lokalizuar sot nga Policia, dhe i njëjti ka bërë vetëvrasje, para se të dorëzohej tek autoritetet.
“Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve tē Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten. Policia e Kosovës si dhe Inspektorati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatzënë dhe vetëvrasjes së dorasit”, shkruan Sveçla.