Refuzohet kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës për të vizituar “Grupin e Kumanovës”


Ministria e Drejtësisë ka refuzuar kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë dërguar përmes Ambasadës në Shkup për vizitën e të bu*rgosurve në rastin Lagja e Trimave.
Sipas qëndrimit zyrtarë të dikasterit vendas të Drejtësisë, kërkesa refuzohet në përputhje me Ligjin për zbatimin e sanksioneve. Të njëjtit i lejohet vizita e bu*rgut të Idrizovës por jo edhe e të bu*rgosurve.

“Sipas Ligjit për zbatimin e sanksioneve, personat e huaj të dënuar të cilët vuajnë dënime me bu*rg në bu*rgjet e Maqedonisë së Veriut mund të vizitohen vetëm nga përfaqësuesit konzular. Konsiderojmë se zëvendësministri i Drejtësisë në Republikën e Kosovës nuk është konzull por post politik”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë./ Alsat.mk