Reforma në siguri, Nuhiu: Formohet Këshilli koordinativ strategjik dhe 3 qendra analitike

Në kuadër të debatit “Shtet policor apo shtet i së drejtës?”, zv.ministri i policisë maqedonase, Agim Nuhiu, ka shpalosur risitë në procesin e reformave në sektorin e sigurisë.Ai ka paralajmëruar formimin e tri qendrave analitike.

”DSK, Agjencioni për Zbulim dhe shërbimet në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes do të vazhdojnë të veprojnë në kuadër të kompetencave të tyre në ushtrimin e veprimtarive që kanë, dhe do të parashikohet ekzistenca e tri qendrave analitike: Qendra analitike për krim të organizuar; Qendra analitike kundër terrorizmit dhe Qendra analitike për korrupsion, sajber kriminalitet dhe ngjajshëm, dhe këto do të kenë një Trup koordinativ. Në krye të këtij Trupi do të jetë Këshilli koordinativ strategjik”- ka deklaruar Nuhiu.