Reforma e sistemit të drejtësisë, Shqipëria ndihmon Kosovën me ekspertë

Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Shqipërisë, ministri i Drejtësisë, Selim Selimi është takuar me homologen e tij Etilda Gjonaj, me të cilën diskutuan për bashkëpunimin bilateral në fushën e drejtësisë mes dy vendeve.

Në takim është diskutuar edhe për ecurinë e reformave në drejtësi, agjendën legjislative, nismat për fuqizimin e luf*tës kundër korr*upsionit në të dyja vendet, forcimin e bashkëpunimit juridik, si dhe këmbimin e përvojave në aspektet pozitive për të përfituar sa më shumë nga praktikat e mira të njëra-tjetrës për konsolidimin e sistemit të drejtësisë në përgjithësi.

Ministri Selimi tha se fusha e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve sa i përket çështjeve penale është e mbuluar dhe funksionon përgjithësisht mirë.
“Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë sa i përket fushës së bashkëpunimit juridik tashmë në fushën penale kane të nënshkruara marrëveshje për Ekstradim, ndihmë të ndërsjellë juridike në çështje penale, si dhe transferimin e personave të dë*nuar”, u shpreh ai.

https://www.facebook.com/selimselimiks/posts/165228348544951