Realizuan teste në njerëz, ekipi i Londrës: Rezultatet për vaksinën e Covid-19 gati në muajin …


Një ekspert ka deklaruar se rezultatet e testeve të para në njerëz për vaksinën që po zhvillon ekipi anglez mund të jenë të disponueshme brenda muajit tjetër. Profesori John Bell nga universiteti i Oksfordit u shpreh këtë mëngjes se disa qindra persona janë vaksinuar.

67-vjeçari u shpreh për BBC Radio 4 se sfida tani është që të krijohet mundësia për prodhim në masë pasi vaksina të aprovohet nga rregullatorët. Në fund të muajit të kaluar, një ekip studiuesish në Oksford filloi testimin e një vaksine për Covid-19 në njerëz.

Gjysmës së këtyre vullnetarëve do u jepej kandidatja për vaksinë dhe gjysmës tjetër i është bërë një vaksinë për meningjitin. Një ekip tjetër nga Imperial College London do të fillojë gjithashtu të testojë vaksinën në njerëz në qershor.

Ndërsa vaksina e Oksfordit do të përpiqet të stimulojë sistemin imunitar duke përdorur një virus të zakonshëm për të ftohtin të marrë nga shimpanzetë, ekspertët tek Imperial do të përdorin disa pikla për të marrë materialin gjenetik që duhet për të hyrë në qarkullimin e gjakut.