Realizohet filmi “DÈVOROS” me regjisor Enis Tollumin

Filmat gjithmonë japin mesazhe dhe na bëjnë të kuptojmë shumë prej tyre.
Kemi parë filma që tregojnë për mënyrën e jetesës dhe kushtet, familjen dhe shoqerinë, por tani ju prezontojmë me një film që është shumë afër realitetit.
Filmi “Devoros”, që në greqishtën e lashtë ka kuptimin “Dibra”, flet për jetën aktuale se si jetohet me korrupsion dhe gjëra ilegale.

Filmi është i realizuar nga Enis Tollumi.
Tollumi ka folur për Pa Censurë, ku ka treguar më shumë detaje rreth realizimit të filmit.
“Skenari eshte ideuar nga unë personalisht, ndersa kemi xhiruar me dialog spontan, në moment e kemi menduar se çfarë të themi pasi nuk i kishim fjalët e shkruara”, tha Tollumi.
Tutje ai tregoi se kishin shume veshtirësi gjatë realizimit të filmit.
“Kushtet dhe mundësitë për të xhiruar nuk i kishim edhe aq të mira, në disa raste zerin e kemi xhiruar edhe me telefon”, tha Enis Tollumi, regjisor i filmit.
Tollumi shpreson që t’u bashkohen disa sponsor, qe në vazhdim të mund të sjellin ide më të mira dhe më interesante./Pa Censurë