Realizimi i takimit të “lamtumirës” mes Ahmetit dhe Zaevit!


Ali Ahmeti takon për herë të fundit Zoran Zaevin në cilësinë e kryeministrit.Takimi mes dy liderëve është thirrur në Qeveri, ku kreu i BDI-së pritet të njoftohet nga Zaev mbi marrëveshjen e arritur me Alternativën dhe partnerët tjerë të LSDM-së.Në të njëjtin takim pritet të bisedohet edhe për resorët të cilët i merr BDI pas heqjes dorë nga Ministria e Informatikës, MEPSO dhe drejtoritë tjera. BDI mësohet të ketë kërkuar Bujqësinë, ndërsa në zëvendësim të MEPSO-s, Doganat dhe Agjencia e Punësimit pritet të kalojnë në duart e BDI-së.

Nga e hëna pritet që Zaev të deponojë dorëheqjen e tij në Kuvend, por nga LSDM thonë se asgjë nuk është konkretizuar, por dorëheqja e kryetarit të Qeverisë pritet të formalizohet se shpejti, për shkak të afateve të cilat duhet rrjedhin për caktimin e mandatarit të ri dhe formimin e kabinetit të ri qeveritar.

Ndërkohë në LSDM ka skaduar afati prej 72 orëve për ankesa ndaj procesit zgjedhor për kryetarin e ri të partisë. Vijon procedura për zgjedhjen e organeve të partisë. Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski pritet që nga dita e hënë të fillon negociata dhe konsultat brenda partiake për caktimin e ekipit, përkatësisht kryesisë së partisë.

Jo zyrtarisht, sekretar i përgjithshëm i LSDM-së pritet të jetë Mile Zeqeviç, ish shef i shtabit zgjedhor në zgjedhjet lokale. Nëse do të ndryshon kryesia e re, kjo pritet të dalë si përfundim nga organet e partisë. Kovaçevski ditën kur u zgjodh kryetar i partisë deklaroi se kryesia e re është zgjedhur vetëm para 7 muajve, duke lënë të kuptohet se mund të ketë ndryshime të caktuara por jo ndryshime rrënjësore.